Shpërndaje në: Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”. Pas aksidentit, e lënduara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Ekonomia Online se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj aktualisht është stabile. “Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.
