Goditet nga vetura, lëndohet një këmbësor në Prishtinë

0%

Një person është lënduar në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë pasi u lëndua nga goditja e veturës. Enis Pllana zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas Pllanës, këmbësori i aksidentuar ka pranuar trajtim mjekësor.

“Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”- ka thënë ai. Me rastin, sipas Pllanës, po merret Njësia e trafikut në Kryeqytet.

Burimi: Kallxo