Ndalet qarkullimi i anijeve në Hormuz derisa Irani e SHBA-ja kryejnë

0%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kanë goditur “dhjetëra” objektiva ushtarake iraniane, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, raporton BBC , duke shtuar se asnjë anije tregtare nuk ka kaluar rrugën ujore jetike që nga mbrëmja e së dielës (), sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve.

Tetë sosh u raportua se kaluan të dielën, nga 21 sa e përshkuan ngushticën të shtunën. Media iraniane ndërkohë ka kanë raportuar shpërthime në disa pjesë të vendit të hënën () pasi ushtria amerikane thotë se goditi “sisteme të mbrojtjes ajrore, vende radarësh bregdetarë, aftësi raketash dhe dronësh, dhe anije të vogla”.

IRNA shtetërore citon zëvendësguvernatorin e Iranit për çështjet e sigurisë në provincën Isfahan të ketë thënë se një sulm ndaj një baze ushtarake në qytetin Nain vrau një person dhe plagosi shtatë të tjerë. Dy persona thuhet se janë vrarë dhe tre janë plagosur në Abadan, në jugperëndim të vendit, sipas zëvendësguvernatorit të provincës Khuzestan. SHBA-ja të nuk i ka konfirmuar raportet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ushtria iraniane ka thënë se Ushtria amerikane gjatë natës ka synuar dhjetëra instalime ushtarake iraniane në një valë sulmesh. Në përgjigje, Irani thotë se ka shënjestruar bazat amerikane në Jordani, Bahrejn dhe Kuvajt, si dhe sistemet e radarëve në Oman. Ushtria e Bahrejnit ka akuzuar përsëri Iranin për shënjestrimin e civilëve me raketa dhe dronë.

Ajo thotë se mbrojtja e saj ajrore “ka kapur dhe shkatërruar” disa sulme iraniane këtë mëngjes, duke shtuar se mbetet në gjendje “gatishmërie” dhe “gatishmërie të lartë” për ta mbrojtur veten. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar gjatë javës së kaluar se armëpushimi SHBA-Iran “ka marrë fund “, duke shtuar se udhëheqja e Iranit është “llum”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo