Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka rrëzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Pjetër Shala, e cila lidhej me vendimin për zhdëmtimin e viktimave. Vendimi është marrë më nga paneli i përbërë nga kryegjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Kristinë van den Wyngaert dhe Daniel Fransen.
Në kërkesën e tij, Shala kishte pretenduar se kishte pasur shkelje në vendimin e Panelit të Apelit, i cili më herët kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes ndaj Urdhrit për Zhdëmtime të nxjerrë më . Megjithatë, Gjykata Supreme hodhi poshtë të gjitha pretendimet e paraqitura, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Apelit dhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.
Paralelisht me këtë proces, Shala ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë ligjorë. Ai i është drejtuar Dhomës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara, duke pretenduar se gjatë procedurës penale i janë cenuar të drejtat themelore.
Gjithashtu, ai është në pritje të një vendimi nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të pranojë për shqyrtim kërkesën e tij kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
