Shkëndija e Tetovës i “vë kyçin” mesfushë

0%

Klubi i Shkëndijës sapo ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Florent Ramadanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi nga Tetova ka njoftuar ardhjen e tij për herë të dytë në këtë sesion të merkatos, duke “blinduar” kështu mesfushën edhe me një futbollist me shumë eksperiencë. “Welcome Back, F.

Ramadani”, shkruan shkurtimisht faqja zyrtare e Shkëndijës. 25-vjeçari ishte së fundmi pjesë e Dritës në Superligën e Kosovës dhe me përfundimin e kontratës rikthehet sërish tek klubi me të cilin luajti në sezonet 2019/20 dhe 2025/26.

Burimi: Bota Sot