Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Pajazit Islami në Fushë Kosovë është raportuar një rast vdekjeje. Sipas raportit zyrtar, viktima mashkull shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
