Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili kishte ndodhur më në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, më 29 qershor, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë paraqitur në stacionin policor të shoqëruar nga avokatët e tyre mbrojtës. Njëri prej tyre ka dorëzuar një armë zjarri – pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e tentim-vrasjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
