Arsenal ka marrë një përgjigje negative nga Bournemouth për mesfushorin Alex Scott, pasi klubi jugor nuk ka ndërmend të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës këtë verë. Bournemouth nuk e shet Scottin Sipas BBC, Arsenali ka bërë një kërkesë fillestare për 22-vjeçarin, teksa Mikel Arteta kërkon të përforcojë mesfushën për sezonin e ri.
Megjithatë, Bournemouth e ka refuzuar menjëherë interesimin, duke bërë të qartë se Scott është pjesë kyçe e projektit të klubit dhe se synohet madje rinovimi i kontratës së tij, e cila skadon pas dy vitesh. Interesim nga klubet më të mëdha Arsenali nuk është i vetmi klub që ndjek mesfushorin anglez.
Manchester City, Manchester United, Tottenham dhe Chelsea gjithashtu po monitorojnë nga afër zhvillimin e Scottit, i cili ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në muajt e fundit. Paraqitjet e tij i siguruan edhe një ftesë nga kombëtarja e Anglisë, ndërsa ai ishte pjesë e grumbullimit paraprak të Thomas Tuchel para Kupës së Botës 2026, edhe pse nuk debutoi.
Arsenal kërkon alternativa Me Bournemouthin që nuk pranon të negociojë, Arsenali tashmë ka nisur të shqyrtojë alternativa të tjera në merkato. Sipas raportimeve, “Topçinjtë” kanë shfaqur interes për dyshen e Newcastle United, Bruno Guimaraes dhe Sandro Tonali. Për momentin, transferimi i Guimaraes konsiderohet më i realizueshëm, ndërsa çmimi i lartë i Tonalit mbetet një pengesë e madhe.
