Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më , rreth orës . Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga mjeku është konstatuar se viktima kishte vdekur” – thuhet në raportin e Policisë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.
