Gërvalla në AKSP: Investimi në dije dhe aftësi është thelbësor për

0%

Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një nga institucionet kyçe në ngritjen e standardeve të trajnimit dhe profesionalizimit në fushën e sigurisë publike. Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas një vizite që i bëri Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Gërvalla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, u pritën nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Shpend Shabani.

Gjatë vizitës, u diskutua për zhvillimin institucional të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, programet trajnuese dhe të arriturat e saj, përfshirë akreditimet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe kapacitetet për trajnim teorik dhe praktik të gjeneratës së re të zyrtarëve korrektues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gërvalla vlerësoi akademinë si një institucion kyç në ngritjen e standardeve të trajnimit dhe profesionalizimit në fushën e sigurisë publike, duke theksuar rëndësinë e investimit të vazhdueshëm në dije, aftësi profesionale dhe kapacitete njerëzore për përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë.

Ajo theksoi se institucionet e forta ndërtohen mbi profesionistë të përgatitur mirë dhe se siguria publike kërkon gatishmëri për t’iu përgjigjur si sfidave tradicionale, ashtu edhe atyre që lidhen me hapësirën digjitale dhe teknologjitë e reja.

Në këtë kontekst, u përgëzua gjenerata e re e kadetëve për rrugëtimin e tyre profesional, të cilët u inkurajuan të ushtrojnë detyrën me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj shërbimit publik.

Shërbimi Korrektues i Kosovës u vlerësua si një hallkë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, ndërsa profesionalizmi i zyrtarëve u theksua si një nga garancitë për funksionimin e një shteti demokratik dhe të së drejtës.

Burimi: Bota Sot