Ish futbollisti i mirënjohur, Gazmend Haliti, ka përgëzuar gazetën kombëtare “Bota sot” për 31 vjetorin e themelimit. Trajneri i dëshmuar tha se “Bota sot” po luan rol të madh në pasqyrimin e ngjarjeve të futbollit dhe sportit në përgjithësi. “Urime gazetës ‘Bota Sot’ për 31-vjetorin e themelimit!
Për 31 vite me radhë, ‘Bota Sot’ ka qenë një burim i rëndësishëm i informimit të drejtë, të besueshëm dhe në kohë, duke kontribuar në zhvillimin e gazetarisë profesionale dhe informimin e opinionit publik.
Mirënjohje e veçantë për gazetarin e sportit Kemajl Milaim Goca, i cili e njeh në mënyrë të shkëlqyer sportin vendor ndër vite dhe nuk e harron kurrë kontributin, sukseset dhe historinë e sportistëve tanë. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij, ai vazhdon të jetë një nga zërat më të respektuar të gazetarisë sportive. Urime 31-vjetori!
Ju dëshirojmë edhe shumë vite suksese, integritet dhe informim të saktë në shërbim të lexuesve” , ka uruar Haliti.
