Gazetari Shaban Sinani: Gazeta ‘Bota Sot’ – një dritë të cilën e shijojnë të gjithë shqiptarët

0%

Gazetari i mirënjohur Shaban Sinani, aktualisht pjesë e TV ‘Koha’ Tetovë, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota Sot”. Shabani ka vlerësuar lart kontributin e gazetës. Ai tha se “Bota Sot” i kushton rëndësi të madhe sportistëve shqiptarë kudo që jetojnë e veprojnë. “Urime 31 vjetorin ‘Bota Sot’! Gazeta ‘Bota Sot’, sot mbush plotë 31 vit nga dalja në dritë e saj.

Është një dritë të cilën e shijojnë të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë. Gazeta ka dhënë dhe është duke e dhënë kontributin e saj në të gjitha lëmit, por unë do ta veçoja rubrikën e sportit, ku për çdo ditë jemi duke u njoftuar me të arriturat e sportistëve gjithë shqiptar pa mos i anashkaluar edhe sportistë dhe klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kontributi i gjithë gazetarëve në këtë medium është në nivel por unë dua të veçoj gazetarin e sportit Kemajl Goca me të cilin vite me radhë po bashkëpunojmë me korrektësinë më të lartë. Urime përvjetorin ‘Bota Sot’, urojë që të shënoni edhe shumë e shumë përvjetorë! ”, ka uruar Sinani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot