Gazeta zvicerane: Vuçiq u premton qytetarëve miliona euro për të

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u premton qytetarëve miliona euro për të qëndruar në pushtet dhe planifikon të largohet nga posti i presidentit të shtetit, vetëm për t’u kthyer si kryeministër dhe për të vazhduar të qeverisë sipas modelit të idhullit të tij, presidentit rus Vladimir Putin, shkruan sot gazeta zvicerane Tages-Anzeiger.

Gazeta shkruan se udhëheqësi serb ka premtuar pagesa njëhershme për pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe “të ashtuquajturit veteranë të luftës, të cilët gjatë luftërave në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë kanë shkaktuar shumë dëme ndaj popujve të tjerë”.

Në total, Vuçiq, “politikani më i fuqishëm i atij vendi ballkanik”, ka premtuar rreth 600 milionë euro, dhe ndërsa opozita flet për blerje votash, ai thotë se vepron vetëm për mirëqenien e qytetarëve, shkruan Tages-Anzeiger.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gazeta zvicerane raporton gjithashtu njoftimin e paqartë të Vuçiqit se së shpejti do të largohet nga posti i kreut të shtetit, por vlerëson se pushteti gjithmonë shkon aty ku ndodhet ai vetë. Sipas artikullit, qëllimi i tij është të largohet më herët nga posti i presidentit dhe më pas të marrë postin e kryeministrit.

“Meqenëse ai dominon pothuajse plotësisht skenën politike serbe, pushteti gjithmonë zhvendoset aty ku ndodhet Vuçiq”, shkruan gazeta zvicerane. Kjo, sipas saj, është dëshmuar edhe në periudhën 2014–2017, kur ish-nacionalisti i skajshëm, i njohur për aftësinë e tij politike të përshtatjes, ishte kryeministër.

Nëse partia e Vuçiqit fiton dhe i mundëson atij të bëhet kryeministër, në postin e presidentit do të vendoset një person besnik që do të kryejë vetëm detyra ceremoniale.

“Ky manovrim kujton lëvizjen e Vladimir Putinit kur në vitin 2008 instaloi Dmitrij Medvedevin si president të vendosur, ndërsa vetë mbajti të gjitha fijet e pushtetit dhe më pas u kthye në Kremlin në vitin 2012,” vlerëson Tages-Anzeiger.

Burimi: Telegrafi