Shpërndaje në: Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me detaje të reja lidhur me plagosjen e së enjtes në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet tregojnë se të dyshuarit kanë lidhje familjare, konkretisht bëhet fjalë për nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i përleshjes lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme.
Sipas Prokurorisë, personat e përfshirë dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.
