Alejandro Garnacho është i gatshëm të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, nëse në adresë të klubit londinez mbërrin një ofertë për transferim të përhershëm. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, reprezentuesi argjentinas është i interesuar për një kalim te Roma dhe do ta mirëpriste transferimin në kryeqytetin italian. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet forma e marrëveshjes.
Roma po shqyrton vetëm një huazim fillestar, ndërsa Chelsea nuk është i gatshëm të negociojë një largim të përkohshëm. “Blutë” janë të hapur vetëm për një shitje të përhershme të 21-vjeçarit, çka e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje në këtë fazë.
Mbetet të shihet nëse Roma do të ndryshojë qasjen e saj me një ofertë përfundimtare, apo nëse Garnacho do të detyrohet të kërkojë një destinacion tjetër për të vazhduar karrierën.
