E papritur, Asllani pret Barcelonën

0%

Fisnik Asllani akoma nuk është prezantuar nga Borusia Dortmund, ndaj ekziston mundësia që ky transferim të dështojë. Dhe pse u tha që do të paguhet klauzola e lirimit prej 30 milionë eurosh, rezulton se sulmuesi i Hofenheimit mbetet akoma emër që qarkullon në merkato. “Sport.es” i kushton së fundmi artikullin ku e konsideron një opsion për sulmin e katalanasve.

Vetë Asllani raportohet se ka vonuar negociatat me Dortmundin, pasi është i interesuar për Barcelonën. Barça ka folur me vetë Asllanin dhe po ashtu përfaqësuesit e tij. Kuptohet se dëshira e Asllanit është që t’u bashkohet, por do të jetë trajneri Flik që thotë fjalën e fundit. Ferran Torres është drejt transferimit te PSG.

Dhe kjo është arsyeja që po e shtyn klubin të shikojë për një tjetër qendësulmues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot