Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) rihapet sonte, më , me ekspozitën “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, me vepra nga koleksioni i kësaj galerie, kuruar nga Hana Halilaj. Ceremonia e rihapjes së GKK-së nis në ora , bashkë me prezantimin edhe të ekspozitës inauguruese.
Pas renovimit të përgjithshëm që nisi në vitin 2025, GKK-së tashmë ka më shumë hapësirë dhe kushte më të mira për prezantim, ruajtje dhe arkivim të koleksionit të veprave të saj. GKK-së i është shtuar një aneks nëntokësor me sipërfaqe prej 400 m2.
Gjatë një konference për media të mbajtur paraditen e së enjtes (), menaxhmenti i GKK-së shpalosi rezultatet e renovimit, për të cilin u tha se janë shpenzuar rreth 1.5 milion euro. Alisa Gojani -Berisha, u.d. drejtoreshë e GKK-së tha se renovimi e ka transferuar tërësisht GKK-në, duke krijuar kushte bashkëkohore për ruajtjen, konservimin, studimin, prezantimin dhe koleksionet e saj.
“Për herë të parë GKK disponon më shumë hapësira të rinovuara dhe standardizuara për ruajtjen e koleksionit shtetëror, sisteme të avancuara për sigurinë që përmbushin standardet për funksionimin e një institucioni modern të artit”- tha ajo.
Ndërsa, Renea Behluli, kryetare e Këshillit Drejtues të GKK-së tha se pas renovimit kjo galeri është shndërruar në një institucion më të avancuar me më shumë hapësira për ekspozim. Ajo foli edhe për të arriturat e GKK-së gjatë viteve të fundit sidomos për pasurimin e koleksioneve. “Koleksioni i GKK-së numëron mbi 1 200 vepra.
Ne synojmë të shtyjmë procesin për blerjen e veprave, një nga propozimet është që të ndahen deri në 70 mijë euro për vit për blerjen e veprave të artit”- tha ndër të tjerash ajo. Kurse, Hana Halilaj, kuratore e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, tha se ekspozita prezanton vepra nga koleksioni i përhershëm i GKK-së nga vitit 1970 deri më sot.
“Të vendosura në dialog me këto vepra historike, praktikat bashkëkohore e zgjerojnë këtë kuptim të peizazhit përtej paraqitjes së territorit”- tha kuratorja Halilaj. Në qershor të viti 2025, nisi një renovim i përgjithshëm i GKK-së. Punimet për rinovimin e këtij objekti përfshinin ndërhyrje strukturore, instalime teknike, përmirësimin e ndriçimit, klimatizimit dhe kushteve të sigurisë.
Alisa Gojani -Berisha, u.d. drejtoreshë e GKK-së, Renea Behluli, kryetare e KD-së së GKK-së dhe kuratorja Hana Halilaj gjatë konferencës me rasti e rihapjes së GKK, më . Foto: KALLXO.com. Pamje nga ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”. Foto: KALLXO.com. Pamje nga ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga GKK pas renovimit. Foto: KALLXO.com. Pamje nga GKK pas renovimit. Foto: KALLXO.com. Pamje nga GKK pas renovimit. Foto: KALLXO.com.
