Një mjet i dyshuar shpërthyes ka alarmuar mëngjesin e së enjtes autoritetet në Prishtinë, duke bërë që zona të sigurohet dhe qytetarët të evakuohen për arsye sigurie. Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës në rrugën “Gucia”.
“Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre.”, ka deklaruar Pllana. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
