Gabimi i Musleras i kushton shtrenjtë Uruguait

0%

Shpërndaje në: Spanja ka fituar 1:0 ndaj Uruguait në orët e hershme të së shtunës. Kampionia e Evropës e ka fituar Grupin H, ndërsa kampioni i dyfishtë Botëror, Uruguai, u eliminua. Alex Baena e shënoi golin e fitores për Spanjën në minutën e 42-të. Në fakt ishte më shumë gabim i portierit të Uruguait, Fernando Muslera. Për 40-vjeçarin Muslera ishte gabimi i tretë në Botëror.

Ai kërkoi që të zëvendësohej pas pjesës së parë. Sergio Rochet qëndroi në portë në pjesën e dytë. Ka pasur raportime për atmosferë jo të mirë tek Uruguai para ndeshjes. Federico Valverde u zëvendësua në minutën e 57-të. Trajneri i njohur argjentinas, Marcelo Bielsa mori përgjegjësinë për elimininim, ndonëse ka theksuar se Uruguai është dashur t’i ketë shtatë pikë në vend të dy.

Uruguai dhe Arabia Saudite mbetën me nga dy pikë dhe u eliminuan. Spanja e fitoi grupin me shtatë pikë, ndërsa si i dyti me tri pikë, avancoi Kepi i Gjelbër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha