Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, në mbledhjen e sotme. “Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pasi u numëruan votat e Komisionit.

Ai shtoi se pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora sot, dhe që përfundon deri në orën të hënën.

Radoniqi ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje, me 47.13 për qind të votave, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse me 19.44 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com