​FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

0%

Në Kampin Vrellë u zhvillua ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, i udhëhequr nga KFOR-i, i ndërtuar mbi skenarë të reagimit ndaj situatave emergjente dhe menaxhimit të krizave në Kosovë. Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci njoftoi se edhe FSK-ja ishte pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”.

“Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave operacionale, komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe reagimin emergjent, me synim forcimin e gatishmërisë dhe rritjen e efektivitetit në përballimin e situatave të ndryshme.

Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së dhe ekipet mjekësore, të cilat dëshmuan profesionalizëm, gatishmëri të lartë dhe aftësi të avancuara operacionale gjatë realizimit të detyrave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesë e ushtrimit ishin edhe KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe EULEX-i, duke reflektuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e kapaciteteve për reagim ndaj emergjencave”, shkroi në Facebook, Maqedonci.

Burimi: Bota Sot