Frikësohet Putin, kërkon operatorë dronësh për mbrojtjen e Moskës

0%

Një nga faqet më të mëdha ruse për punësim online, HeadHunter, ka publikuar një shpallje pune për operatorë dronësh që do të marrin pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore mbi Moskë. Për këtë pozicion nuk kërkohet përvojë e mëparshme.

Në njoftim thuhet se kërkohen kandidatë për një njësi vullnetare të quajtur “Forcat Rezervë Luftarake”, e cila ka për detyrë “ruajtjen e sigurisë së kryeqytetit duke përdorur zgjidhje moderne teknike dhe sisteme mbikëqyrjeje”. Po ashtu theksohet se personat e përzgjedhur do të punojnë me pajisje të teknologjisë së lartë të dizajnuara për mbrojtjen e hapësirës urbane.

Detyrat e punës përfshijnë përgatitjen para fluturimit dhe menaxhimin e dronëve, kryerjen e misioneve të zbulimit, si dhe fluturime për mbledhjen e të dhënave ditën dhe natën. Dezertojnë ish-të burgosurit rus që luftonin në Ukrainë Kandidatëve u kërkohen vetëm “aftësi bazike teknike” dhe dëshirë për t’u zhvilluar në këtë fushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, paga fillestare e ofruar është rreth 1950 dollarë në muaj, që është më e ulët se paga mesatare në Moskë, e cila kalon 2600 dollarë. Në një vlerësim të brendshëm të punëdhënësit, një person i nënshkruar si “Inspektor kryesor” e përshkruan ekipin si “shumë të mirë dhe të lidhur ngushtë”, duke theksuar mundësi të mira për avancim, ambient pozitiv pune dhe mbështetje nga eprorët.

Ai shton se paga lidhet me performancën, duke lejuar rritje të të ardhurave. Reuters nuk ka mundur të verifikojë se kur është publikuar fillimisht shpallja, por ajo është përditësuar më 1 korrik. Në qershor, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj Moskës, përfshirë dy sulme brenda tre ditësh ndaj një rafinerie të madhe nafte brenda unazës së qytetit.

Kremlini ka deklaruar se po ndërmerren masa për forcimin e mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve. Ndërkohë, Rusia këtë javë ka kryer sulmin më vdekjeprurës ndaj Kievit këtë vit, duke vrarë të paktën 30 persona.

Burimi: Telegrafi