Franca tenton të përfitojë nga rasti Balogun, kërkon në FIFA që t’i

0%

Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s anulimin e kartonit të verdhë të Michael Olise, të marrë në fitoren ndaj Paraguait në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës .

Sipas raportimit të “L’Equipe”, drejtuesit e futbollit francez besojnë se mesfushori ofensiv i Bayern Munichut u ndëshkua padrejtësisht pas një incidenti në minutat shtesë me futbollistin e Paraguait, Matias Galarza.

Federata argumenton se pamjet filmike tregojnë qartë se Olise nuk pati kontakt me kundërshtarin, ndaj kartoni i verdhë nuk duhej të ishte dhënë. 🚨 After the Folarin Balogun decison, The French Football Federation are considering asking FIFA to OVERTURN Michael Olise’s yellow card from the Paraguay match. ❌🟨 The France winger would be SUSPENDED for a potential World Cup semi-final if he picks up another yellow card… pic.twitter.com/9mSq58s2yT — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 6, 2026 Ky karton mund të ketë pasoja të rëndësishme për Francën në vazhdim të turneut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse Olise ndëshkohet sërish me karton të verdhë në çerekfinalen ndaj Marokut, ai do të humbasë një gjysmëfinale të mundshme. Pikërisht për këtë arsye, Federata Franceze ka vendosur t’i drejtohet FIFA-s me kërkesën për anulimin e kartonit, me shpresën që lojtari të hyjë në fazat vendimtare të turneut pa rrezikun e pezullimit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi