Ekipet e shpëtimit në Venezuelë kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnjë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe shkaktuan dëme të mëdha. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende në zona të ndryshme të prekura, ndërsa autoritetet raportojnë për një numër të madh personash të zhdukur pas fatkeqësisë natyrore.
Sipas zyrtarëve, puna e ekipeve emergjente është vështirësuar nga rrënojat e paqëndrueshme dhe pasgoditjet e shpeshta, të cilat kanë rritur rrezikun gjatë operacioneve të shpëtimit. Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare për gjendjen shëndetësore të foshnjës së shpëtuar, por autoritetet kanë konfirmuar se operacioni ka qenë kompleks dhe me rrezik të lartë.
Ekipet e emergjencës mbeten në terren duke vijuar kërkimet për të mbijetuar të tjerë nën rrënoja. 🚨 HEARTBREAKING MIRACLE IN VENEZUELA A child, pulled ALIVE from the rubble after the devastating 7.5 quake… covered in dust but breathing. In the middle of total destruction in Catia La Mar, this is the hope we needed. Pray for the missing.
Pray for the families.… pic.twitter.com/to1eB2X08P — Amar Singh Chouhan (@amar_4inc) June 25, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
