Formacionet zyrtare, Belgjikë – Senegal: Lukaku mbetet në bankë

0%

Belgjika dhe Senegali kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen vendimtare në Kupën e Botës 2026, ku të dyja kombëtaret do të luftojnë për një vend në 1/8 e finales. Pritet një duel shumë i fortë mes dy skuadrave që kanë treguar cilësi gjatë fazës së grupeve.

Belgjika do të mbështetet te përvoja e Kevin De Bruyne, Thibaut Courtois dhe Youri Tielemans, ndërsa në sulm do të kërkojë kreativitetin e Jérémy Doku, Leandro Trossard dhe Charles De Ketelaere.

Inside our dressing room. 😍 #BELSEN pic.twitter.com/OfQAN759BA — Belgian Red Devils (@BelRedDevils) July 1, 2026 Në anën tjetër, Senegali vjen me yjet e tij më të mëdhenj, të udhëhequr nga Sadio Mané dhe Ismaïla Sarr, ndërsa mesfusha e formuar nga Idrissa Gana Gueye, Pape Gueye dhe Habib Diarra synon të dominojë ritmin e ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një fitore do t’i siguronte njërës prej këtyre skuadrave vazhdimin e aventurës në Botëror, ndërsa humbësi do t’i japë fund rrugëtimit në turne. Belgjika: Courtois; Castagne, Mechele, Theate, De Cuyper; Tielemans, Vanaken, De Bruyne; Doku, Trossard, De Ketelaere.

Senegali: Diaw; Diatta, Pathé Ciss, Niakhaté, Jakobs; Habib Diarra, Gana Gueye, Pape Gueye, Ndiaye; Sadio Mané, Ismaïla Sarr. /Telegrafi

Burimi: Telegrafi