Mourinho nuk është i bindur ta përfshijë në planet e tij

0%

Lëvizje suprizuese në tregun e transferimeve. Sipas raportimeve të fundit nga “Marca”, Real Madrid ka ofruar mesfushorin francez Eduardo Camavinga drejt Manchester City. “Los Blancos” janë duke kërkuar të largojnë lojatarë për të siguruar fonde për afrime të reja në klub, ndërkohë raportohet që trajneri Jose Mourinho duket se nuk është i bindur ta përfshijë francezin në planet e tij.

“Qytetarët” janë në kërkim të përforcimeve të tjera në mesfushë pas Elliot Anderson pritet të jetë blerja e parë e klubit anglez. Nën kampionët e sezonit të fundit po shikojnë dhe për alternativa të tjera, ku Ayyoub Bouaddi dhe tani Camavinga janë kthyer në objektiva kryesorë.

Ka pasur kontakte direkte midis dy klubeve gjatë orëve të fundit, duke bërë që e ardhmja e francezit në Madrid të vihet seriozisht në pikëpytje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot