Fluksi i mërgimtarëve në kufi, pritje të shkurtra në shumicën e

0%

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë i qetë, pavarësisht shtimit të lëvizjeve për shkak të ardhjes së mërgimtarëve gjatë sezonit veror. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, shumica e pikave kufitare kanë pritje minimale për qytetarët që hyjnë apo dalin nga Kosova.

Në përditësimin e orës , në shumicën e vendkalimeve kufitare koha e pritjes raportohet të jetë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Pritje pak më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Han të Elezit, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur numri i udhëtarëve dhe ardhja e mërgimtarëve zakonisht shënojnë rritje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com