Filloi shpërndarja e faturës së re për heqjen e mbeturinave, kryetari Halil Thaçi: Së bashku për një Obiliq më të pastër! Kryetari i Komunës së Obliqit, Halil Thaçi, bëri të ditur se nga sot filloi shpërndarja e faturës së re për heqjen e mbeturinave nga NPL “Kastrioti”. Ai falënderoi qytetarët e komunës së Obiliqit për mirëkuptim në funksion të një mjedisi më të pastër.
Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se NPL “Kastrioti”, përmes Departamentit të Mbeturinave, ka filluar ofrimin e shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave nga data 1 qershor. Ndërkaq, nga sot fillon shpërndarja e faturës së re për këtë shërbim nga NPL “Kastrioti” – Departamenti i Mbeturinave.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në funksion të një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt. Së bashku për një Obiliq më të pastër!
