Fiket zjarri në Shijak, rikthehet qarkullimi në autostradën

0%

Është vënë nën kontroll dhe është shuar zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe me toka bujqësore në zonën e Koxhasit, në Shijak. Flakët ishin përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, ndërsa tymi i dendur kishte mbuluar një pjesë të zonës përreth, duke vështirësuar qarkullimin në autostradën Durrës–Tiranë.

Për shkak të situatës, autoritetet kishin ndërmarrë masa të përkohshme për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e drejtuesve të mjeteve. Pas shuarjes së zjarrit, qarkullimi në aks është rikthyer në normalitet. Në operacionin për fikjen e flakëve morën pjesë forcat zjarrfikëse nga Shijaku, Durrësi dhe Vora, të cilat punuan për disa orë deri në izolimin e plotë të vatrës.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme në banesa apo biznese, ndërsa është djegur një sipërfaqe toke bujqësore në zonën e Koxhasit. Autoritetet pritet të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com