Sipas raportimeve, orari i ndeshjes së raundit të 1/16-ave të Kupës së Botës midis Meksikës dhe Anglisë pritet të ndryshojë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të luhej në orën sipas orës lokale në Mexico City, por tani ekziston mundësia që të zhvendoset.
Shkak për këtë ndryshim janë paralajmërimet për stuhi dhe rrufe, të cilat pritet të fillojnë rreth një orë para fillimit të ndeshjes dhe të zgjasin gjatë një pjese të rëndësishme të sfidës. Sipas parashikimeve të Met Office, kushtet e rrezikshme mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin normal të takimit.
Si pasojë, FIFA raportohet se po shqyrton zhvendosjen e ndeshjes për të dielën në ora që do të ishte rreth gjashtë orë më herët se orari fillestar që sipas kohës tonë lokale do të luhej në orën . 🚨 CAMBIO DE HORARIO PARA EL MÉXICO VS INGLATERRA Claro Sports pudo saber que el duelo de octavos de final entre México e Inglaterra cambiaría de horario debido a riesgo de tormenta eléctrica.
El partido se disputaría este domingo a las PM, en un ajuste clave para uno de… pic.twitter.com/JqxbkRSBlW — Claro Sports (@ClaroSports) July 3, 2026 Një raport nga mediumi meksikan Claro Sports thekson se ndryshimi po bëhet “për shkak të rrezikut nga stuhitë me rrufe”, duke shtuar se bëhet fjalë për një nga përballjet më të pritura të turneut.
Edhe më herët gjatë këtij Botërori, disa ndeshje janë ndikuar nga kushtet atmosferike. Franca, për shembull, përjetoi një ndërprerje dy-orëshe gjatë fitores 3-0 ndaj Irakut në Filadelfia, ndërsa Anglia gjithashtu është përballur me vonesa për shkak të motit në ndeshjet përgatitore.
Meteorologu Stephen Morgan nga Fox Weather ka theksuar se shqetësimi kryesor nuk është shiu, por rrufetë, të cilat paraqesin rrezik serioz për lojtarët dhe tifozët./ Telegrafi
