Udhëtimi drejt Bllacës: Rrëfimet e Adelina Eminit dhe Afrim Haxhijajt

0%

Në “Kallxo Përnime” janë transmetuar rrëfimet e Adelina Eminit dhe Afrim Haxhijaj për përvojën e tyre si refugjatë në kohën e luftës në Kosovë dhe dëbimin e tyre për në Bllacë të Maqedonisë së Veriut në vitin 1999.

Në rrëfimin e saj, Adelina Emini tregon se si 14-vjeçare kishte përshkuar rrugën me tren për në Bllacë bashkë me familjen e saj 10-anëtarëshe, trajtimin atje dhe mundësitë që iu krijuan. Një nga detajet prekëse që Emini përmend është momenti kur babai dhe vëllai i saj janë ndarë nga pjesa tjetër e familjes pa ditur se çfarë do të ndodh më tutje.

“Ka qenë një shtëpi e fundit kur e mbaj mend aty afër lagjes sime dhe ishte detyrim që të largohemi nga aty. Ishte një kolonë shumë e gjatë e njerëzve. Në të njëjtën kohë babai tha se dëgjova që do të shkojmë tek stacioni i trenit. Ne ishim shtatë motra dhe një vëlla. Ne kishim kujdes të shtuar nga vëllai pasi u shpërnda fjala që po i ndajnë burrat nga gratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vëllai i kishte dhe flokët e gjata dhe në atë kohë u konsideronin problematik. Kjo ishte frika jonë që po e ndajnë nga ne. Mbërrimë të stacioni i trenit. Një tren u mbush shumë dhe nuk kishte vend për të tjerë. Të tërë natën e kaluam në qiell të hapur. Nuk erdhi asnjë tren.

Në mëngjes erdhi një tren dhe aty serish babai donte të sigurohej që unë dhe motrat të jemi të sigurt në tren ai dhe vëllai mbeten jashtë. Unë insistova që të mos hy bashkë me babin dhe vëllain. Pastaj më kanë futur përmes një dritare të vagonit brenda, babai e vëllai mbetën jashtë dhe kishim frikën. Treni u nis dhe nuk dinim a kanë arritur dhe ata të hynë me një vagon tjetër.

Ata kishin arritur të hynë dhe u gëzuam shumë”- rrëfen Emini në “Kallxo Përnime” më . Ajo rrëfen edhe për momentet e para kur kishin mbërritur në Bllacë. “Në Bllacë kemi qëndruar katër ditë, kemi parë shumë njerëz të frikësuar, dikush nuk e kishte grua, fëmija. Ka qenë një hapësirë me baltë e zbrazët, pothuajse asgjë. Ne ishim të përgjumur, nuk kishim asgjë për të ngrënë.

Ishin disa traktorë aty që ishin me ushqim. Ishin kolona të gjata për të marrë ujë e bukë. Natën filloi një shi i madh. Babai u mundua të improvizoj diçka që mos të lagemi e mos ta kemi ftohtë. Ne si familje ishim të lumtur që ishim së bashku por jo se çfarë po ndodh me të afërmit e tjerë. Policia e Maqedonisë na shtynte pa asnjë mëshirë.

Ka qenë një trajtim jashtëzakonisht i keq”- tha Emini. Afrim Haxhijaj, i cili pati edhe ai rrugën për në Bllacë të Maqedonisë së Veriut në vitin 1999 tregon frikën dhe atmosferën deri atje. “Na nisen në drejtim të stacionit të autobusëve. Prej aty na orientuan drejt stacionit të trenit. Në stacion të trenit e kuptuam që do të shkojmë në drejtim të Maqedonisë. Treni ishte i mbingarkuar.

Ishte tren i udhëtarëve, me kushte minimale. Në atë vagonin ku isha unë, ka qenë 15-20 metra i ka pas 100 persona, shumë. Më kujtohet me shokun tim, nuk kemi mund as të lëvizim edhe një hap. Kur kemi mbërri në Lipjan u prish treni, kemi mbet aty gjashtë orë. Çdo moment u përhapte panik, ose lajme të rremë. Panik të gjithë kohën. Pas gjashtë ore erdhi treni tjetër.

Treni u ndal në Han të Elezit ka na kanë zbrit jashtë dhe na kanë thënë të mos ecim jashtë binarëve të trenit sepse pjesa tjetër është e minuar. Kur shkova në Bllacë kemi nejt aty 3 orë na thanë që duhet me shku me një qendër tjetër të regjistrimit të refugjatëve”- rrëfën ai ndër të tjera.

Burimi: Kallxo