Festivali “Anibar” investon në kritikën e filmit, organizon punëtori

0%

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” ka njoftuar se ka hapur thirrje për pjesëmarrje në punëtorinë e kritikës së filmit”, një program praktik që synon të mbështesë dhe zhvillojë zërat e rinj në fushën e kritikës kinematografike.

Festivali ka njoftuar se aplikimet mbyllen në mesnatën e 8 korrikut dhe të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë të pasionuarit pas filmit nga vendet e rajonit. “Anibar” njofton se pjesëmarrësve do t’u mbulohen transporti dhe akomodimi për pjesëmarrje në punëtori. Punëtoria do t’u mundësojë pjesëmarrësve thellim dhe zhvillim të aftësive për kritikë e interpretim të veprave kinematografike.

Punëtoria është e hapur për të gjithë të pasionuarit pas kinemasë dhe shkrimit kritik, pavarësisht nëse kanë përvojë të mëparshme në kritikën e filmit apo jo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të interesuarit, sipas “Anibarit”, duhet të dërgojnë një email në [email protected] , me një CV, shembull shkrimi prej 300 fjalësh rreth një filmi, një letër motivimi që shpjegon interesimin në kritikën e filmit dhe synimet për pjesëamrrje në punëtori. Kush mund të aplikojë?

Vullnet Sanaja, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Festivalit “Anibar”, ka thënë për KALLXO.com se për pjesëmarrje në punëtori mund të aplikojnë të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët, siç ka thënë ai, dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në kritikën e filmit, gazetarinë kulturore dhe analizën e animacionit.

Punëtoria, sipas tij, do të zgjasë 6 ditë, nga 13 deri më . “Dita e parë (13 korrik) do të mbahet në Qendrën Kreative Dukagjini (ish-Shkolla e Muzikës) në Pejë, duke filluar nga ora . Kjo do të jetë e vetmja ditë me ligjërim të strukturuar.

Pjesa tjetër e punëtorisë do të zhvillohet në mënyrë më fleksibile, me takime të herëpashershme me mentoren në pika që do t’i përcaktojnë së bashku gjatë ditëve të festivalit”- ka thënë ai. Sanaja ka thënë se ligjëruese e punëtorisë dhe vlerësuese e pjesëmarrësve do të jetë Amanda Barbour.

Barbour është kritike e vlerësuar e filmit dhe presidente e “Senses of Cinema”, siç ka thënë Sanaja, revistës më të vjetër online të Australisë kushtuar kritikës dhe studimeve të filmit.

Përfitimet nga punëtoria Sanaja ka thënë se organizmi i punëtorisë së kritikës së filmit tregon se “Anibar” nuk është thjesht një vend ku shfaqen filma, por një hapësirë ku formësohet mendimi kritik mbi kinemanë.

Përmes këtij programi, sipas tij, “Anibar” bashkon teorinë dhe praktikën për t’u ofruar kritikëve të rinj dhe studentëve mjetet e nevojshme për të analizuar gjuhën e filmit dhe rrëfimin në animacion.

“Në fund të fundit, që një industri e filmit të rritet, ajo ka nevojë jo vetëm për filmbërës të mirë, por edhe për kritikë dhe gazetarë të mirë që e sfidojnë, e analizojnë dhe e dokumentojnë atë. Pikërisht këtë synojmë të arrijmë përmes kësaj punëtorie”- ka thënë ai.

Sipas tij, pjesëmarrësit e kësaj punëtorie do të përfitojnë një hyrje intensive në kritikën e filmit dhe gazetarinë e festivaleve, duke pasur mundësinë ta eksplorojnë animacionin dhe kinemanë përmes një këndvështrimi kritik.

“Përmes një programi që ndërthur teorinë dhe praktikën, ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike, do të përfshihen në diskutime të thella mbi gjuhën e filmit dhe rrëfimin, si dhe do të reflektojnë mbi ndërlidhjen midis formës dhe kuptimit në animacion” – thotë Sanaja.

Njëkohësisht, shton ai, shkrimet e tyre do të kenë mundësinë të publikohen në revistën dhe faqen zyrtare të “Anibarit”. “Për më tepër, kjo punëtori u ofron një hapësirë ideale për të forcuar praktikën e tyre të shkrimit dhe për të dhënë një kontribut të vlefshëm në dialogun kulturor që rrethon filmin dhe animacionin bashkëkohor” – tha Sanaj, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Festivalit “Anibar”.

Festivali “Anibar” Edicioni i 17-të i Festivalit “Anibar” mbahet nga 12 deri më në Pejë. “Anibar” është një festival ndërkombëtar i filmit të animuar që organizohet çdo vit në qytetin e Pejës. Çdo vit, ky festival sjell në vend qindra filma të animuar nga vende të ndryshme të botës.

Që nga themelimi më 2010, “Anibar” është zhvilluar vazhdimisht dhe është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe në rajon.

Burimi: Kallxo