Piloti spanjoll i Aprilia Trackhouse, Raul Fernandes, fitoi të shtunën garën sprint të zhvilluar në pistën e Assen, të vlefshëm për Cmimin e Madh të Holandës në MotoGP. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Ai Ogura. Një fitore e dyfishtë historike kjo për këtë skuadër, që treguan një shpejtësi të kënaqshme përgjatë gjithë garës.
Në podium u ngjit edhe italiani Fabio di Giannantonio (i treti) me motorin Ducati VR46. Një podium disi surprizë, pasi të gjithë pilotët pretendentë për titullin ishin pas podiumit. I katërti u rendit italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, kryesuesi i botërorit, që la pas shokun e tij të skuadrës Jorge Martin.
Më pas, në vendin 6-7 u renditën dy pilotët e Ducati, me Marc Marquez që u klasifikua para shokut të tij Francesco Bagnaia. Në “top-10” edhe Bastianini, Acosta e Quartararo.
