Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë paralajmëruar protestë për nesër para Ministrisë së Bujqësisë, duke e cilësuar atë si të pashmangshme pas mbylljes së përkohshme të fabrikës “Vita” në Istog, për shkak të një aksioni të Ministrisë. Në njoftimin e tyre, fermerët bëjnë të ditur se vendimi për protestë është marrë në mënyrë unanime në takimin e mbajtur më .
“Ne takimin e mbajtur me antarsine e shoqates me , unanimisht u vendos qe neser i bejme thirrje te gjithe fermereve te marrin pjese ne protesten e paralajmeruar per date ne oren 13.00 prane Ministrise se Bujqesise”, thuhet në njoftim. Sipas tyre, protesta vjen si pasojë e mosgrumbullimit të qumështit të freskët nga fermat.
“Protesta eshte e pashmangshme me situaten e krijuar per mos grumbullim te qumeshtit te fresket nga fermat tona, duke hasur ne vesh te shurdher tek akteret kopetent”, thuhet tutje në njoftim.
Fermerët kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre, të cilat janë: Rifillimi i menjëhershëm i grumbullimit të qumështit; Publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqet dyshimi mbi produktet vendore dhe Kthimi i çmimit të mëparshëm për të shpëtuar fermat nga falimentimi.
Ata kanë bërë të ditur se protesta do të zhvillohet me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit, ndërsa kanë ftuar qytetarët që të marrin bidona për t’u furnizuar me qumësht pa pagesë. “Pjesemarrja do te jete me mjete bujqesore dhe cisterna qumeshti, lusim qytetaret jane te lire te marin bidona per furnizim me qumesht pa pagese”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
