Nuk dihet sa mund të mungojë ylli i Marokut

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi i rrezikshëm dhe ylli i Marokut, Ismael Saibari, ka pësuar lëndim në minutat e para të ndeshjes ndaj Kanadasë. Maroku fitoi ndaj Kanadasë 3:0 dhe avancoi në çerekfinale, teksa Saibari u largua nga loja në minutat e para të ndeshjes për shkak të një lëndimi muskulor.

Saibari ditë më parë u bë lojtar i ri i Bayern Munichut. 25-vjeçari kapi këmbën me dorë, ndërsa më pas u largua nga fusha duke e mbuluar fytyrën me duar. Ende nuk dihet për sa mund të mungojë Saibari, i cili ndaj Kanadasë luajti vetëm 22 minuta.

Burimi: Koha