ESPN: Kartoni i kuq i Balogun është i diskutueshëm, vendimi mund t’i

0%

Bosnja dhe Hercegovina u eliminua nga Kupa e Botës 2026. Me një lojtar më shumë, ata humbën 2-0 ndaj SHBA-ve në fazën e 1/16-tës. Golat për SHBA-në u shënuan nga Folarin Balogun në minutën e 45-të dhe Malik Tillman në minutën e 82-të të ndeshjes së luajtur në Santa Clara, teksa në fazën e 1/8-tës do të luajnë kundër Belgjikës më 7 korrik në orën .

Megjithatë, SHBA-të mbetën me një lojtar më pak në minutën e 63-të të ndeshjes. Balogun e shkeli fort në kyçin e këmbës Tarik Muharemovicin dhe, megjithëse gjyqtari brazilian Raphael Claus nuk e ndëshkoi fillimisht, ai u përjashtua pasi shikoi videon në monitorin VAR.

Ky përjashtim është kritikuar nga vendasit amerikanë, por edhe mediumi i madh ESPN ka shkrua se kartoni i kuq ishte i diskutueshëm. “Balogun shënoi një gol në fund të pjesës së parë, i treti i tij në këtë kampionat, por gjithashtu fitoi një përjashtim pas një ore lojë. Një vendim i diskutueshëm që mund t’i kushtojë SHBA-së”, shkruan ESPN.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi