Ervin Skela: Do më mungojë Eintracht, në Francë për t’u rritur më

0%

Përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij në Instagram, Ervin Skela i ka dhënë lamtumirën edhe në formë zyrtare ish-klubit, Eintracht Frankurt, pak ditë pasi u konfirmua dhe aventura e tij e re tek RC Lens në kampionatin francez të Ligue 1.

Ish-mesfushori i Kombëtares do të mbajë tek klubi francez postin e zëvendëstrajnerit, një mundësi shumë e mirë për të në aspektin e trajnimit dhe atë personal, diçka që reflekton edhe në mesazhin që ai përcjell për tifozët e Eintracht, ku shpjegon se një ditë do të rikthehet në Gjermani, me eksperiencën e duhur dhe më i fortë seç është.

POSTIMI: “Përshëndetje familja Eintracht, Dua t’ju falenderoj nga thellësia e zemrës sime për vitet e fundit. Falemindferit për të gjitha momentet e veçanta që ndamë së bashku si familje e Eintracht. Të largohem nga Eintracht Frankfurt nuk ka qenë aspak e lehtë për mua. Ky klub do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të njëjtën kohë, RC Lens më ofroi një mundësi të madhe për të rritur akoma më shumë eksperiencën në Ligën franceze dhe për t’u zhvilluar akoma dhe më shumë, si trajner edhe si person. Jam i sigurt se rrugët tona do të kryqëzohen sërish një ditë dhe shpresoj që të rikthehem te Eintracht Frankfurt më i fortë dhe me më shumë eksperiencë. Do të më mungoni të gjithë.

Do ta ndjek gjithmonë Eintracht dhe do të vazhdoj të gëzoj për ata në çdo ndeshje. Shihemi shumë shpejt. I uroj Eintracht Frankfurt më të mirat dhe çdo sukses në të ardhmen.

Burimi: Bota Sot