A do të ketë marrëveshje LDK-VV? Burjani tregon çështjen që mund të

0%

Blerim Burjani përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e një marrëveshjeje mes LDK-së dhe VV-së. Ai vlerëson se përplasjet mes dy subjekteve politike janë thelluar dhe se çështja e zgjedhjes së Presidentit mund të jetë pika vendimtare që përcakton nëse do të ketë bashkëpunim apo rikthim në zgjedhje, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë LDK ia ka zënë derën VV-së. Lumiri: ose presidentin, ose zgjedhjet – mund të zgjedhë Kurti. Kështu i ka ardhur puna VV-së. LDK dhe VV, sa afër aq larg një koalicioni të përbashkët. A do të mundet LDK-ja t’i garantojë votat e të gjithë deputetëve të saj në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, apo do të ketë pasiguri dhe dyshime?

A do të fillojë ky koalicion me mosbesim, kur Lumiri dëshiron të ruajë pozicionin e tij si lider i LDK-së? Nëse LDK-ja nuk e merr postin e Presidentit, çfarë koalicioni është ky? Një koalicion për ta shpëtuar VV-në që të mbetet në pushtet? Lumiri e mori Vjosën me vete për ta vënë në presion Kurtin, por ky i fundit nuk e ka të lehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ose njëri prej tyre bëhet President, ose vendi shkon në zgjedhje.

Burimi: Bota Sot