Enver Muzliukaj: Gazeta ‘Bota Sot’ – një zë i rëndësishëm në promovimin e futbollit shqiptar në Gjermani

0%

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës nga diaspora, Enver Muzliukaj, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Muzliukaj tha se “Bota sot” është një dritare e fuqishme e informimit dhe e promovimit të futbollit shqiptar në Gjermani. “Urime 31-vjetori i gazetës kombëtare ‘Bota Sot’ i nderuari Kemajl Goca.

Gazeta ‘Bota Sot’ ishte dhe është një zë i rëndësishëm ne promovimin e futbollit shqiptarë në Gjermani. FFSH në Gjermani uron stafin e gazetës për 31-vjetorin duke shprehur dëshirën që ‘Bota Sot’ të vazhdojë misionin e saj informues më përkushtim ndaj sportit”, ka uruar Muzliukaj.

Burimi: Bota Sot