Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore i mituri nga Gjilani, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ishte raportuar më 25 qershor, kur babai i të miturit kishte njoftuar Policinë se djali i tij ishte larguar nga shtëpia në fshatin Pogragjë më 22 qershor, rreth orës , me një motoçikletë të tipit Sym dhe që nga ajo kohë nuk kishte pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti ishte iniciuar si “Person i zhdukur”. Burimet bëjnë të ditur se po atë ditë, rreth orës , i mituri është paraqitur në Stacionin Policor në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është mbyllur me raport të veçantë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
