Shpërndaje në: Në Qingdao të Kinës të premten ka nisur gara Grand Prix e xhudos. Në ditën e parë janë paraqitur tri xhudiste kosovare, që megjithatë nuk u përfshinë në luftë për medalje. Në kategorinë deri 48 kilogramë, Erza Muminoviq e fitoi luftën e parë kurse u ndal në të dytën. Fillimisht fitoi ndaj Su Yon Jon nga Koreja e Veriut, kurse humbi në xhiron e dytë nga Wenna Zhuang e Kinës.
Fatjona Kasapi humbi nga bartësja e parë, gjermanjna Mascha Ballhaus, në kategorinë deri 52 kilogramë. Në luftën e parë u ndal edhe Flaka Loxha në 57 kg. Ajo pësoi nga Maysa Pardayeva e Turkmenistanit. Të shtunën garojnë Laura Fazliu dhe Dardan Cena.
