Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në 2029

0%

“Lëvizja Bashkë” zhvilloi të dielën Kongresin e saj të tretë, ku delegatët e zgjedhur nga strukturat në Shqipëri dhe diaspora diskutuan mbi situatën politike dhe shoqërore në vend. Gjatë punimeve, Kongresi miratoi një sërë ndryshimesh në Statutin e “Lëvizjes Bashkë”. Delegatët votuan gjithashtu për organet e reja përfaqësuese qendrore, duke zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Koordinues.

Arlind Qori u rizgjodh në krye të “Lëvizjes Bashkë”, duke marrë një mandat të ri si kryetar i forcës politike. Pas rizgjedhjes, Qori ka bërë një deklaratë duke u shprehur se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit në zgjedhjet e vitit 2029.

Burimi: Bota Sot