Ekskluzive | Ky është i plagosuri i katërt nga të shtënat në Podujevë

0%

Sinjali mëson ekskluzivisht se Fatlum Zejnullahu është personi i katërt që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në Podujevë. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Fatlumi dhe Fidaim Zejnullahu , i cili gjithashtu mbeti i plagosur në këtë incident, janë vëllezër. Me identifikimin e Fatlumit, numri i të plagosurve nga kjo ngjarje ka shkuar në katër.

Deri më tani, të identifikuarit janë: Fidaim Zejnullahu, rreth 36-vjeçar, shtetas gjerman; Fatlum Zejnullahu; Agim Xhemaji; Argjend Islami, kalimtar i rastit. Policia po vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dhjetëra prova materiale që pritet të ndihmojnë në hetim.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast. Ekskluzive | Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit Të shtënat në Podujevë, shkon në katër numri i të plagosurve – QKUK jep detaje për gjendjen e tyre Policia jep detaje për të shtënat me armë në Podujevë, tre persona plagosen – dërgohen në QKUK Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com