Ekskluzive | Këta janë dy vëllezërit që dyshohen se therën me thikë

0%

Një përleshje e përgjakshme që ndodhi pasditen e së hënës në Komoran ka përfunduar me tre persona të therur me thikë, ndërsa dy vëllezër të dyshuar janë në arrati dhe po kërkohen intensivisht nga Policia e Kosovës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Loris Muqakun dhe Mehxhet Muqakun, vëllezër nga fshati Nekoc, të cilët dyshohen se pas një konflikti në lokalin “Kafja e Vogël” në Komoran kanë sulmuar me thikë tre persona. Viktimat e këtij incidenti janë Leart Krasniqi , 19 vjeç, Labinot Shala , 24 vjeç, dhe Migjen Nuha , 34 vjeç.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës , kur Policia ka pranuar informacion për një rrahje në progres. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhej fjalë për një sulm me thikë. Tre të lënduarit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran, ndërsa më pas janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Dy prej viktimave kanë pësuar lëndime në kraharor dhe brinjë, ndërsa viktima e tretë është therur në këmbë. Pas sulmit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë arrestuar.

Njësia e Hetimeve në Drenas, në koordinim me Prokurorin e Krimeve të Rënda, ka iniciuar rastin për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa kërkimet për kapjen e dy vëllezërve janë duke vazhduar.

EKSKLUZIVE l Përleshje në Komoran: Theren dy persona, gjithsej tre të lënduar Ekskluzive | Kjo është gjendja e tre të lënduarve nga përleshja në Komoran Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com