Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në

0%

Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub! Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen ndaj Petrocub, skuadra kampione e Moldavisë, në orën në stadiumin “Zimbru”.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synimi i vetëm është fitorja, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League. Skuadra është përforcuar me elementë të rinj, duke ruajtur edhe bazën e lojtarëve, ndërsa ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive në Bullgari, të cilën e ka mbyllur me sukses.

Burimi: Bota Sot