Egjipti për herë të parë në fazën nokaut të Botërorit

0%

Shpërndaje në: Histori në Kupën e Botës shkroi edhe Egjipti. Për herë të parë kjo përfaqësuese shënoi fitore në Botëror e tashmë për herë të parë do të luajë në fazën nokaut. Egjipti përfundoi i dyti në Grupin G me pesë pikë, sa i ka edhe Belgjika, që e fitoi grupin. Në xhiron e fundit, Egjipti luajti 1:1 me Iranin, të shtunën në mëngjes.

Mahmoud Saber e shënoi golin për Egjiptin në minutën e pestë. Për 1:1 realizoi Ramin Rezaeian në minutën e 14-të. Irani ka barazuar në të tri ndeshjet dhe pret rastin të kualifikohet nga vendi i tretë. Iranit iu anulua një gol i vonshëm, që do të ishte i fitores, për shkak të ofsajdit.

Burimi: Koha