Qytetarët vlonjatë nuk iu bashkuan thirrjes së shoqërisë civile për protestën e paralajmëruar në zonën e Triportit, pranë TEC-eve lundruese. Protesta ishte njoftuar më herët në rrjetet sociale dhe kishte në fokus kundërshtimin e gardheve rrethuese, si dhe praninë e dy TEC-eve lundruese në këtë zonë.
Për shkak të rëndësisë së objektit, zona u rrethua nga forca të shumta të Policisë së Vlorës, si dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Megjithëse ishte paralajmëruar si një protestë e madhe, pjesëmarrja rezultoi e ulët. Rreth 15 persona morën pjesë në tubim, ndërsa me pankarta në duar kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta zgjati rreth 30 minuta dhe më pas u shpërnda pa incidente.
