Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç, në fshatin Kaçanik i Vjetër në Kaçannik, njoftoi policia. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas intervistimit, me vendim te prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
“Më datën , në bazë të veprimeve operative dhe lidhshmërisë së rastit, hetuesit stacionit policor të Kaçanikut, kanë realizuar një kontroll në fshatin Kaçanik i Vjetër, tek i dyshuari E.L., 62 vjeç. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie si dhe 12 fishekë”, tha policia.
