Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Një grua e moshuar ka rënë nga autobusi urban dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ku teksa e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës, ra nga shkallët. Pas rrëzimit ajo ra përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime.
Sipas informacioneve, ka hematoma në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. E moshuara, për shkak të plagëve të marra, është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.
