Rritet fluksi në Morinë, mijëra pushues nga Kosova i drejtohen

0%

Fundjava ka sjellë një fluks të shtuar udhëtarësh në Pikën Kufitare të Morinës, ku qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

Sipas autoriteteve kufitare, qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve ka qenë intensiv gjatë gjithë ditës, ndërsa destinacioni kryesor mbetet bregdeti shqiptar, i cili vijon të tërheqë numrin më të madh të pushuesve.

Për të menaxhuar fluksin e lartë, në Morinë janë zbatuar masa për përshpejtimin e procedurave të kontrollit kufitar, me synim shmangien e pritjeve të gjata dhe lehtësimin e kalimit të udhëtarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet parashikojnë që lëvizjet të vijojnë me ritme të larta edhe gjatë ditëve në vijim, pasi sezoni turistik ka hyrë në periudhën kulmore dhe interesi i qytetarëve të Kosovës për të pushuar në bregdetin shqiptar mbetet i lartë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com